“Lavdi dëshmorëve të atdheut”, nga qelia Meta uron festën e 29 Nëntorit: Mirënjohja dhe respekti shkon për të gjithë martirët e luftës për liri

“Lavdi dëshmorëve të atdheut”, nga qelia Meta uron festën e 29 Nëntorit: Mirënjohja dhe respekti shkon për të gjithë martirët e luftës për liri

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka uruar 29 Nëntorin me një postim të bërë në faqen e tij zyrtare të Facebook.

“Në këtë ditë të madhe të historisë sonë, mirënjohja dhe respekti i pakufijshëm shkon për të gjithë martirët e luftës për liri, për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të cilët megjithëse në moshë tepër të re sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë”, shkruan Meta.

“Sot të rinjtë dhe të rejat, veçanërisht në këto kohë jo të lehta për vendin, kanë një detyrë po aq të madhe dhe historike, sa edhe bashkëmoshatarët e tyre tetë dekada më parë, që të marrin më shumë përgjegjësi dhe angazhim publik për të garantuar fatet e tyre dhe të ardhmen e Atdheut, të rrezikuar nga tradhtarët e kombit që shesin kufijtë e Shqipërisë, që dëshmorët i mbrojtën me gjak, nga grabitqarët e pashpirt të pronës dhe interesit publik, si dhe nga kolonizatorët e rinj të juntës sorosiane që kërkojnë të zhbëjnë vlerat kombetare, familjare dhe të shtetit të së drejtës. LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!”, shkruan ai.

Scroll to Top