Lamine Yamal, historia e tij familjare prekëse

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

02 maj 2025

Futbollisti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, vazhdon të shkëlqen dhe të kënaqë botën e futbollit me lojërat e tij në moshën 17-vjeçare dhe origjina e emrit të tij është vërtet e pazakontë.

Lamine Yamal ishte aktor kyç në barazimin midis Barcelonës dhe Interit (3:3) në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, dhe me arritjet e tij ai e ka tejkaluar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në të njëjtën moshë.

Heroi i Barcelonës ka vazhduar të shkëlqejë dhe ka qenë në qendër të vëmendjes së të gjitha mediave botërore ditët e fundit, me shumë njerëz që besojnë se ai tashmë e meriton Topin e Artë, edhe pse ende nuk i ka mbushur 18 vjeç.

Me këtë rast, gazeta spanjolle Tribuna publikoi një histori interesante rreth emrit të tij. Konkretisht, sulmuesi i ri anësor e mban emrin “Lamine Yamal” në pjesën e pasme të fanellës, por ky emër nuk lidhet me familjen e tij.

Scroll to Top