Lala nxjerr shkresën e landfillit të Sharrës për bashkitë: Jemi para katastrofës mjedisore, s’ka vend për plehrat (DOKUMENTI)

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

14 mars 2025

Gazetarja Klodiana Lala publikoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV një shkresë të kompanisë nën administrim shtetëror të landfillit të Sharrës për ezaurimin e kapaciteteve të venddepozimit të mbjeteve të disa bashkive të qarkut Tiranë. Shkresa e datës 2 shkurt, 8 ditë para arrestimit të Veliajt, udhëzon bashkitë që të ndajnë mbetjet në burim se nuk ka më mundësi për plehrat duke paralajmëruar një katastrofë ambientale.

“Gjithë kapacitetet në landfillin e Sharrës po ezuarohen. Mendohet se janë zhdukur 140 mln euro, landfilli është drejt mbylljes. Imagjino se çfarë do të ndodhë me Tiranës. Mund të mbytet nga plehrat.

Shkresa tregon se qeveria Rama e ka çuar deri në atë pikë situatën, sa Tirana dhe gjithë qarku mund të përmbytet nga plehrat dhe mund të jemi para katastrofës mjedisore.

Agjencia u kërkon bashkive që të bëjnë ndarjen e mbetjeve në burim. Qytetarët që kur nxjerrin mbetjen nga shtëpia duhet ta ndajnë dhe kur shkojnë në kosh t’i kenë të përcaktuar. Fola me bashkinë e Kavajës, dhe thanë që është e pamundur sepse nuk kemi kapacitete njerëzore, financiare dhe e vetmja mundësi që po propozojmë është të hapim një landfill të vjetër që ka shfrytëzuar bashkia e Kavajës. Kanë milionë euro të vjedhura, kemi Bllakon dhe Kokën në burg. Kanë ikur miliona dhe po mbyllet landfilli. SPAK nuk ka dërguar përgjegjësit e vërtetë në burg”- tha Lala.

Scroll to Top