Kuvendi sot mbanë seancë plenare, në rend dite interpelanca dhe disa projektligje të rëndësishme

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

12 shkurt 2026

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancë plenare më 12 shkurt 2026, në orën 10:00, në mbështetje të Rregullores së Kuvendit dhe kalendarit të punimeve për periudhën 9–27 shkurt 2026.

Në rendin e ditës parashikohet miratimi i procesverbaleve të seancave të datave 27 janar dhe 3 shkurt 2026, si dhe njoftime të ndryshme.

Seanca do të përfshijë dy interpelanca me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, të kërkuara nga deputetët Erisa Xhixho dhe Erald Kapri. Gjithashtu, do të zhvillohet një seancë pyetje–përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, e kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

Deputetët do të shqyrtojnë disa projektligje të rëndësishme, mes tyre projektligjin “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, ndryshime në ligjin “Për akcizat”, si dhe një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”. Në rend dite është edhe projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”.

Po ashtu, do të diskutohen dy projektvendime që lidhen me strukturën dhe pagat e personelit të përfshirë në përpunimin e materialeve zgjedhore pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe me përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Seanca do të mbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, ndërsa shërbimet e Kuvendit janë ngarkuar me publikimin dhe shpërndarjen e dokumentacionit përkatës.Sot Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare.

Scroll to Top