Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 dhjetor 2025
Avokati Edmond Petraj komentoi lëvizjet brenda Partisë Demokratike, duke vënë në dukje ndikimin e mbështetjes ndërkombëtare në zhvillimet e fundit.
Sipas Petraj, pas figurave si Salianji dhe Alimehmeti qëndron mbështetja e aktorëve të jashtëm. “E gjithë kjo që po ndodh me lëvizjen Salianji–Alimehmeti tregon se ata kanë një mbështetje ndërkombëtare. Nëse nuk do ta kishin, nuk do të ishte kështu,” tha ai.
Petraj shtoi se edhe reagimi i ish-kryetarit Sali Berisha në media, duke hedhur akuza ndaj Salianjit dhe Alimehmetit, është tregues i njohurisë së tij mbi këtë mbështetje. “Gjuha e përdorur nga Berisha tregon se ai diçka di, prandaj reagoi ashtu,” u shpreh avokati.

















