“Kush është kriminel e cakton gjykata”, Spiropali për përplasjen në komision: Garda e ka respektuar rregulloren, do shihni pamjet

“Kush është kriminel e cakton gjykata”, Spiropali për përplasjen në komision: Garda e ka respektuar rregulloren, do shihni pamjet

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është përfshirë në një debat të ashpër me deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi këtë të enjte në seancë plenare.

Pasi opozita tha se Garda nuk e ka kryer detyrën për t’i mbrojtur, ndërsa ish-ministri Ilir Beqaj lëvizte i lirë në korridoret e Kryesisë së Kuvendit, ajo u kundërpërgjigj se nuk është e vërtetë dhe se Garda e ka kryer detyrën dhe kjo do të provohet me pamje.

Spiropali: Kërkesa që ka ardhur te unë për shtyrjen e afatit të komisionit hetimor i është paraqitur Konferencës së Kryetarëve dje, edhe pse nuk kishte vendim të ndërmjetëm të Komisionit. Pa një vendim të ndërmjetëm nuk duhet ta kisha paraqitur, por për hir të debatit e paraqita dhe anëtarët tuaj në Konferencë kanë marrë pjesë në debat dhe është vendosur të mos shtyhet. Ai komision është shtyrë dy herë që të bëjë detyrën, por jo të shpërdorojë detyrën.

Sa i takon se kush është kriminel e përcakton prokuroria dhe gjykata. Për sa kohë dikush vjen si dëshmitar në Kuvend, duhet t’i jepet mundësia që kjo të ndodhë. Jam bërë me dije sot në mëngjes për pretendimet e tjera. Jam bërë me dije se Garda ka respektuar rregulloren. Do shihen pamjet. Nuk mund të jap një koment sot për këtë.

Scroll to Top