Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së BE-së në Tiranë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 nentor 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë këtë të premte, më 21 nëntor, në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, i cili do të zhvillohet në Tiranë.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti do të jetë i pranishëm sonte edhe në Darkën e Liderëve, aktivitet që paraprin punimet e samitit.

Tirana do të mirëpresë samitin “Growth Plan: Our pathway to EU”, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, do të diskutojnë për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe hapat e transformimit të rajonit drejt Tregut të Përbashkët Evropian.

Samiti pritet të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe do të nisë në orën 09:30.

Scroll to Top