Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 qershor 2025

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, njoftoi se ka ndjekur me vëmendje çdo etapë të evakuimit të pesë shqiptarëve nga Izraeli.

Ata kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në Athinë dhe ishin “shëndoshë e mirë”. Siç bën me dije ministria, tre prej tyre kanë mbërritur në atdhe, ndërsa njëri kthehet sot në mbrëmje.

NJje person i pestë do të qëndrojë në shtetin fqinj, Greqi, pasi është rezident atje.

Kujtojmë se shqiptarët mbetën të bllokuar në Izrael pas nisjes së sulmeve me Iranin.

Ata dërguan fillimisht në Egjipt dhe për evakuimin e tyre pati bashkëpunim me ambasadën greke dhe bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban.

Scroll to Top