Kryetari i Bujanocit me kërkesë për Gjimshitin: Mposhteni Serbinë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

29 maj 2025

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka qenë mysafir nderi në kabinetin e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, të mërkurën.

Në këtë takim, kreu i komunës i ndau një mirënjohje mbrojtësit të Atalantas për kontributin dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare, por pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për të.

“Duhet ta mposhtësh Serbinë”, iu drejtua Pajaziti kapitenit të Shqipërisë, në prag të sfidës së madhe që Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë më 7 qershor në Tiranë.

Gjimshiti, me qetësi dhe vendosmëri, reagoi shkurt: “Me kësmet”.

Në atmosferën miqësore të takimit, një nga të pranishmit kërkoi që Pajaziti ta përsëriste edhe një herë kërkesën e tij. Kryetari e bëri sërish të qartë dëshirën për fitore ndaj Serbisë, ndërsa Gjimshiti u përgjigj përsëri shkurt, por me besim: “Do Zoti”.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, që zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, pritet me interesim të jashtëzakonshëm si brenda ashtu edhe jashtë kufijve

Scroll to Top