Kryeministri polak, Donald Tusk, shprehu shqetësimin se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane do të ketë pasoja të rënda për sigurinë evropiane, por tha se mund të parashikonte saktësisht se cilat do të ishin ato pasoja.
Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
“Zgjedhjet në SHBA do të kenë pasoja serioze për politikën evropiane, veçanërisht në fushën e sigurisë,” tha Tusk në një konferencë shtypi para fluturimit të tij në Budapest për një samit të liderëve evropianë.
Ai theksoi se për Poloninë është shumë e rëndësishme që të mbrohen interesat e saj, duke shtuar se ato janë të përcaktuara qartë.
“Për ne është shumë e rëndësishme, dua ta theksoj këtë, Polonia ka interesa të përcaktuara qartë,” tha ai.
Tusk po ashtu theksoi se mesazhi i tij kryesor për liderët e tjerë evropianë do të ishte “konsolidimi i marrëdhënieve transatlantike”. Ai shtoi se kishte “marrëdhënie të mira personale” me Trump gjatë mandatit të tij të parë, kur ai ishte President i Këshillit Evropian.
Duke u ndalur tek Trump, Tusk e përshkroi atë si një partner “kërkues” që besonte në përdorimin e “paparashikueshmërisë” në politikë, si ndaj aleatëve ashtu edhe ndaj armiqve të tij.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për një ndryshim në krahasim me presidencën e Joe Biden. A do të thotë kjo njw kthesw nw Uashington për çështjet kyçe të sigurisë, si Ukraina dhe Rusia? Unë nuk njoh askënd që mund t’i përgjigjet saktësisht kësaj pyetje”, përfundoi Tusk.

















