Kryeministri ironizon me Dash Sulën, e ‘fton’ në PS? Rama: Duhet të jemi të hapur edhe për blunë, por të heqin morrat e kënetës

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

19 mars 2025

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me kandidatët në qarkun e Elbasanit, tha se PS është një shtëpi e hapur edhe për figurat e PD. 

Ai tha se nesër mund të jetë edhe Dash Sula që mund t’i bashkohet partisë, por së pari tha kryeministri, ai duhet të ‘desinfektohet’ nga këneta. 

“Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell. PS është shtëpi e hapur, dhe jo ku duhet të japësh provim para se të hysh. Këtu kemi edhe të kuq fare, rozë, pak më bojëqiell.

Duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë. Kjo është partia jonë, e mbajmë derën mbyllë nëpër territore por sot jemi këtu për t’ju thënë këtu mirësevini përvec salamandrave dhe kukumjackave të kënetës nuk kanë vend.

Kurse Dash Sula …duhet të desinfektohet. Po duhet të heqë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri, është tmerr. Kështu që më tha njeri nga ata. Çe kanë këtë punë që nuk rrinë dot pa  dalë në protestë. Kruhen, i mbyt morri. Edhe bufi rri mbi kokë.”, u shpreh Rama. 

Scroll to Top