kryeministri i ri i sirise iu ben thirj sirianve te kthehen ne siri

Kryeministri i ri i Sirisë u bën thirrje refugjatëve sirianë të kthehen

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

Kryeministri i ri i Sirisë Mohamad al Bashir, u bëri thirrje sirianëve që kanë kërkuar strehim jashtë vendit, të kthehen në Siri, pas përmbysjes së presidentit Bashar al-Assad. Sipas tij, kthimi i tyre në vendlindje do t’i mundësojë vendit lulëzimin.

“Kam një thirrje për të gjithë sirianët jashtë vendit. Siria është tani një vend i lirë që ka fituar krenarinë dhe dinjitetin e saj. Kthehuni! Ne duhet ta rindërtojmë, të rilindemi dhe kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve”, deklaroi Mohammad Al Bashir, kryministri i ri i Sirisë.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ngjarjet e fundit në Siri i sheh si një plan të përbashkët të SHBA-ve dhe Izraelit.

“Nuk duhet të ketë dyshim se ajo që ka ndodhur në Siri është rezultat i një plani të përbashkët amerikan dhe sionist. Ne kemi prova dhe kjo provë nuk lë vend për dyshime”, tha Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi Suprem i Iranit.

Izraeli ka bombarduar më shumë se 350 baza ushtarake në Siri, duke synuar “shumicën e rezervave strategjike të armëve”, në 48 orët e fundit, e mbështetur nga Shtëpia e Bardhë, duke i konsideruar kërcënime për sigurinë kombëtare. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, lëvizjet e Izraelit në Siri janë destabilizuese. Mbetet i paqartë fati i bazave ushtarake ruse në Siri, por dhe fati i sirianëve. Grupi i rebelëve HTS, i cili rrëzoi famëkeqin presidentin Bashar al Assad më 8 dhjetor, synon të themeloj një shtet në Siri që qeveris sipas ligjit islamik. /Alsat.mk