Kroacia kujton Ditën e Fitores dhe të Veteranëve, FA në paradën e Zagrebit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 gusht 2025

Me rastin e 30-vjetorit të Ditës së Fitores dhe të Veteranëve, Shqipëria ishte mes të ftuarve të nderit në paradën ushtarake të organizuar në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Me ftesë të homologut të tij kroat, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtnant Arben Kingji, mori pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme, ku vendi ynë u përfaqësua denjësisht.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ndau në rrjete sociale aspekte nga kjo ceremoni, teksa vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë krah Forcave të Armatosura Kroate dhe aleate.

“Flamurtarët tanë marshuan krah për krah Forcave të Armatosura Kroate dhe aleate. Një simbol partneriteti të qëndrueshëm, miqësie dhe bashkëpunimi gjithnjë e më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kroacisë”, u shpreh Vengu.

Scroll to Top