Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
29 janar 2026
E ardhmja e Kristjan Asllanit duket se do të vazhdojë në Turqi. Mesfushori shqiptar është pranë kalimit te Beshiktashi, pasi klubi turk dhe Interi kanë arritur një marrëveshje për huazimin e tij me të drejtë blerjeje. Lajmi është konfirmuar nga Fabricio Romano, i cili bën të ditur se Asllani pritet të udhëtojë që sot drejt Stambollit.
Beshiktashi do të marrë përsipër pagën e lojtarit për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa në qershor mund të aktivizojë opsionin e blerjes, i cili varion nga 12 deri në 13 milionë euro. Ky zhvillim vjen disi papritur, duke qenë se Asllani ishte shprehur më herët kundër një transferimi jashtë Italisë.
Kujtojmë se përpara këtij transferimi, mesfushori kuqezi ishte pjesë e Torinos gjatë gjysmës së parë të sezonit.
“Kristjan Asllani te Beshiktashi. Marrëveshja verbale është arritur me Interin për një huazim me klauzolë që jep të drejtën e blerjes. Beshiktashi mbulon pagën e Asllanit deri në qershor dhe mund të aktivizojë opsionin e blerjes, jo të detyrueshëm. Asllani do të fluturojë drejt Stambollit gjatë ditës së sotme, nëse çdo gjë shkon sipas planit”, është informacioni i publikuar nga Fabricio Romano.

















