Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
13 nentor 2025
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili do të vlerësojë fletëvotimet e raundit të dytë të zgjedhjeve në komunat e Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se komisioni pritet të përgatisë një raport përfundimtar deri më 14 nëntor.
“Planifikohet që ky komision të përgatisë një raport dhe ta dorëzojë jo më vonë se më 14 nëntor. Ndërkaq, për komunat e tjera vlerësimi do të bëhet sipas mostrës së caktuar dhe raporti do të finalizohet deri në fund të javës,” – deklaroi Elezi.
Ai sqaroi se puna e komisionit lidhet edhe me kërkesën e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me procesin e votimit në balotazh.
“Ky komision do të jetë në funksion të përgjigjes së kërkuar nga PZAP lidhur me një ankesë të parashtruar për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, por njëkohësisht edhe për sqarimin e situatës së krijuar,” – shtoi Elezi.
Ndryshe, ky proces vlerësimi pritet të ndihmojë në sqarimin e plotë të çështjeve që kanë dalë nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

















