Kosova U16 triumfon ndaj Andorrës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 prill 2025

Kosova U16 ka marrë një fitore të madhe ndaj Andorrës në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, në kuadër të UEFA Development Tournament.

Dardanët’ triumfuan me rezultatin 2-1, duke treguar një lojë shumë të mirë edhe sot.

Unejs Mustafa realizoi dy gola, për t’i dhuruar fitoren Kosovës. Fillimisht Mustafa realizoi në minutën e 41’të, e më pas gjeti rrjetën edhe në minutën e 48’të.

Kjo është ndeshja e dytë e Kosovës U16 në këtë turne, rrjedhimisht edhe fitorja e dytë.

Scroll to Top