Kosova sonte pret Islandën, kombëtarja në kërkim të fitores

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 mars 2025

Përfaqësuesja e Kosovës do të ballafaqohet me Islandën sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në duelin e parë të “play-off”-it të Ligës së Kombeve.

Përballja nis në ora 20:45, me ekipin e drejtuar nga Franco Foda kërkon një rezultat pozitiv përpara sfidës vendimtare në Spanjë.

Ekipi që ngadhënjen sonte do të luajë në Ligën B, ndërsa skuadra me më pak fat do të zbresë në Ligën C në edicionin e ardhshëm.

Kosova si nikoqire ka avantazhin të shrytëzojë përkrahjen e tifozëve, të cilët kanë siguruar të gjitha biletat, duke garantuar një atmosferë të zjarrtë në “Fadil Vokrri”.

Ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës, ku do të vendoset përfundimisht fati i këtij ballafaqimi.

Scroll to Top