Kosova përfiton dy yje të rinj – Ja kush po vjen nga Zvicra dhe Kroacia!

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

04 shtator 2025

Veldin Hoxha dhe Leon Avdullahu marin driten jeshile nga FIFA që të përfaqësojnë Kosovën, prej datës 2 shtator. “Dardanët” i ftuan dy futbollistët për ndeshjet e shtatorit, teksa konfirmohet se mund të luajnë në kualifikueset e Botërorit.

Hoxha ishte pjesë e Federatës Kroate të Futbollit. Në anën tjetër, Avdullahu vendosi të largohet nga Zvicra ku me moshat ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Të dy futbollistët janë pritur krahëhapur nga Franko Foda, i cili ka folur pozitivisht. Hoxha është pjesë e Rubin Kazan në Rusi, ndërsa Avdullahu jep kontributin e tij te Hofenheim.

Kosova do të përballet nesër në orën 20:45 me Zvicrën për kualifikueset e Botërorit. Mq 8 shtator ndërkohë, është projektuar sfida me Suedinë po në të njëjtën orë. E para luhet në transfertë dhe e dyta në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Scroll to Top