Pasi Shqipëria përfundoi e katërta në grupin e saj dhe ra në Ligën C, tashmë janë zbuluar edhe emrat e katër kundërshtarëve të mundshëm të Dardanëve. Bëhet fjalë për Gjeorgjinë, Slloveninë, Islandën dhe Irlandën, katër Kombëtare të mundshme këto për ta sfiduar ekipin e Franco Fodës. Kosova i regjistroi 4 fitore dhe e pësoi 1 humbje në Grupin 2 të Ligës C duke i grumbulluar 12 pikë, tri më pak se liderja, Rumania. E UEFA do të vendosë me gjasë nesër për ndeshjen e ndërprerë në Bukuresht të premten e kaluar mes Rumanisë dhe Kosovës. Synim i Dardanëve ishte ta mbyllnin grupin në vendin e parë, por me gjasë do të përfundojnë në atë të dytë.

Kosova përballet me Sllovakinë në playoff-in e Botërorit 2026

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 nentor 2025

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarin e saj në Play-Off-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke shënuar një tjetër moment historik në futbollin kosovar.

Pas një cikli mbresëlënës kualifikues, ku Dardanët u renditën të dytët në Grup me 11 pikë – vetëm tre më pak se Zvicra – Kosova siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e Play-Off-it.

Shorti ka vendosur që në ndeshjen gjysmëfinale Kosova të përballet me Sllovakinë, një duel që do të zhvillohet si mysafir.

Takimi gjysmëfinal do të zhvillohet më 26 mars, ndërsa finalja vendimtare për biletën e Botërorit është caktuar për 31 mars 2026.

Scroll to Top