Kosova e mëson kundërshtarin në Europianin e CS2

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 korrik 2025

Ekipi i Kosovës në Counter-Strike 2 ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Prishtinë.

Pas fitoreve ndaj Çekisë (2:0) dhe Danimarkës (2:1), Kosova ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë.

Në çerekfinale, Kosova do të përballet me Lituaninë, e cila u rendit e dyta në grupin D. Ndeshja do të luhet nesër në ora 14:30, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja e madhe do të zhvillohen më vonë gjatë fundjavës.

Scroll to Top