Kosova dhe Shqipëria sot mësojnë kundërshtarët e play-offit për Botëror

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 nentor 2025

Kombëtarja e Kosovës do të zbulojë sot rivalin e saj në fazën play-off për kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet në Nyon të Zvicrës, duke filluar nga ora 13:00, ku do të përcaktohen çiftet e gjysmëfinaleve dhe finaleve të kësaj faze vendimtare.

Në short merr pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila ashtu si Kosova, pret të mësojë kundërshtarin e parë në rrugën drejt Botërorit. Ceremonia do të udhëhiqet nga legjenda italiane Marco Materazzi, ndërsa në rolin e asistentëve do të jenë Christian Karembeu dhe Martin Dahlin.

Kundërshtarët e mundshëm për Kosovën dhe Shqipërinë janë të njëjtët: Sllovakia, Çekia, Polonia dhe Uellsi.

Scroll to Top