Konflikti Rama–Erdogan: Mediat pranë Ankarasë sulmojnë kryeministrin pas fjalimit në Knesset

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

27 janar 2026

Një ditë pas fjalimit të Edi Ramës në Knessetin izraelit, tensionet në raportet e tij me Turqinë kanë marrë një përmasa të re. Mediat pranë presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, kanë nisur një valë sulmesh kundër kryeministrit shqiptar, duke e akuzuar atë se po vepron si “instrument i Netanyahut” dhe duke e përshkruar Hamasin si një forcë rezistence.

Kjo përplasje mediatike konsiderohet si krisja më e rëndë në marrëdhëniet Rama–Erdogan dhe shërben si një tentativë për të polarizuar opinionin në Shqipëri, sidomos për shkak të qëndrimit të Ramës ndaj Hamasit, të cilin ai e cilësoi si “xhelat të popullit palestinez”.

Një nga portalet më të afërta me Ankaranë, që vetë e paraqet veten si media “kombëtare” me pronar në Kosovë, por që vepron në Shqipëri, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Ramës. Në të njëjtën kohë, ky portal e lavdëron Hamasin, duke e cilësuar si një “rezistencë vitale” që ka sfiduar Izraelin dhe mbështetësit e tij.

Kritika e medias pranë Erdoganit është e ashpër, teksa e paraqet Ramën si një “kukull” të Netanyahut, dhe e lavdëron Hamasin pavarësisht se organizata është përgjegjëse për sulmin e 7 tetorit 2023, ku u vranë mbi 1,000 persona dhe u morën peng mbi 200 të tjerë.

Në artikullin e saj, kjo media e cilëson Hamasin si “rezistencë palestineze” dhe akuzon qeverisjen e Ramës për dështim në drejtim të reformave dhe menaxhimit të situatës në Shqipëri. Ajo gjithashtu thekson se shqiptarët po largohen nga vendi, ndërsa populli i Gazës, sipas saj, qëndron i bashkuar dhe i lidhur me tokën e tij.

Scroll to Top