Mbi 620 mijë euro në vit nga Komuna e Prishtinës për programin e adoptimit të qenve endacakë

Komuna e Prishtinës paguan 165 mijë euro në vit një qytetar për strehimin e 275 qenve endacakë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

Mbi 620 mijë euro në vit nga Komuna e Prishtinës për programin e adoptimit të qenve endacakë

Komuna e Prishtinës paguan 50 euro në muaj për çdo qen që adoptohet nga qytetarët. Vetëm një person, P.G., përfiton 13,750 euro në muaj për 275 qen, që në vit kap shumën prej 165 mijë euro. Edhe të paktën 12 persona të tjerë përfitojnë mijëra euro nga ky program – S.R. merr 78 mijë euro në vit për 130 qen, ndërsa D.R. përfiton 47 mijë euro për 79 qen të strehuar.

Në total, 24 persona përfitojnë rreth 621 mijë euro në vit për kujdesin ndaj qenve endacakë.

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka ngritur shqetësime për keqpërdorime të mundshme, mungesë transparence dhe kushte të dobëta mirëqenieje për kafshët në disa raste. Ata theksojnë se programi nuk është i organizuar mirë dhe mungojnë kriteret e qarta ligjore.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se inspektimet në terren kanë evidentuar probleme higjienike dhe mungesë të kushteve të përshtatshme, duke lëshuar vërejtje dhe afate për përmirësim.

Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës thotë se të gjithë adoptuesit duhet të plotësojnë kushtet bazë për strehim, ushqim dhe mirëqenie të qenve, dhe që programi po monitorohet nga një komision i posaçëm. Deri tani janë adoptuar mbi 1.000 qen, ndërsa është hapur edhe Qendra për trajtimin e qenve endacakë në shtator të vitit 2023. Buxheti për këtë program është rritur nga 150 mijë euro në vitin 2024, në mbi 350 mijë euro për vitin 2025.


Publikimi te ngjashme:
Në Prishtinë kapen 34 qen endacakë, dërgohen në strehimore

Scroll to Top