komshiq kurti bisnje takim

Komshiq takohet me Kurtin: “Nuk pyesim Dodikun me kë të takohemi”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Sarajevë është takuar me dy anëtarë të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, gjersa zhvilloi takime të ndara me anëtarin kroat, Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq.

Sa i përket takimit me Kurtin, Komshiq ka shkruar në një postim në Facebook ku ka falënderuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës.

“Ne e vlerësojmë një veprim kaq të jashtëzakonshëm dhe të njëanshëm…Kjo lëvizje sigurisht që do të kontribuojë në një lidhje më të mirë mes qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe në rritjen e shkëmbimit të mallrave të ndërsjella”, tha ai.

Komshiq ka folur edhe për kritikat lidhur me vizitën e Kurtit në BeH.

“Kritikat e supozuara për vizitën e Kurtit dhe takimet që ai ka në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilat vijnë nga ‘Republika Srpska’ si dhe nga rajoni, dua t’ju kujtoj se ‘Republika Srpaska’ nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe se nuk është përgjegjëse për lëshimin e vizave për të hyrë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës sigurisht që nuk do ta pyesin Dodikun dhe askënd tjetër se me kë do të takohen dhe çfarë do të diskutojmë”, tha ai. 

Scroll to Top