Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
13 nentor 2025
Pas një ndërprerjeje të shkurtër, Komisioni i Ekonomisë ka rifilluar punimet për shqyrtimin e projekt-buxhetit të vitit 2026.
Ndërprerja u bë për të shqyrtuar kërkesën e opozitës, e cila kërkoi që dëgjesa me Ministrinë e Infrastrukturës të zhvillohet në praninë e vetë ministres Belinda Balluku.
Kryetarja e komisionit deklaroi se diskutimi për projekt-buxhetin do të vijojë sipas rendit të ditës, ndërsa konfirmoi se kërkesa e opozitës do t’i përcillet zyrtarisht për shqyrtim Ministrisë së Infrastrukturës, në mënyrë që të mundësohet pjesëmarrja e ministres në një seancë të ardhshme dëgjimore.

















