Kombëtarja U-21 nis grumbullimin për miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, thirret edhe portieri Simon Simoni

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 majj 2025

Kombëtarja shqiptare U-21 ka nisur sot zyrtarisht grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që do të zhvillohen në fillim të muajit qershor kundër Hungarisë dhe Turqisë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë edhe portierin Simon Simoni, i cili do t’i bashkohet menjëherë skuadrës për të nisur përgatitjet me grupin.

Kalendari i ndeshjeve miqësore:

Hungari U-21 vs Shqipëri U-21 – 5 qershor; “Széktó Stadium”; Ora 19:30

Turqi U-21 vs Shqipëri U-21 – 8 qershor; “Ataturk Olympic Stadium”; Ora 19:00

Këto dy sfida vlerësohen si shumë të rëndësishme për kuqezinjtë e rinj, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet zyrtare të kualifikueseve të ardhshme.

Scroll to Top