Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
22 dhjetor 2025
Sot u zhvillua ceremonia e dorëzimit të detyrës së kryeprokurorit të SPAK, ku Altin Dumani ia kaloi zyrtarisht përgjegjësitë Klodjan Brahos.
Në fjalën e tij, Braho shprehu falënderim ndaj dy paraardhësve, Arben Kraja dhe Altin Dumani, dhe theksoi se prioriteti i tij do të jetë forcimi i funksionimit të brendshëm të SPAK, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës.
“Para së gjithash, falënderoj KLP-në për zgjedhjen dhe për besimin që më dhanë”, deklaroi Braho.

















