KiE-ja publikon agjendën e Samitit të BE-së në Tiranë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 maj 2025

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të premten, më 16 maj, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Këshilli i Evropës (KiE) ka publikuar agjendën e Samitit, që siç thotë është i organizuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ky aktivitet do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë Evropa në Tiranë. Tema e takimit është “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Së bashku me Presidentin Costa, BE-ja do të përfaqësohet edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.

“Samiti do të përfshijë seanca plenare hapëse dhe mbyllëse, me tryeza të rrumbullakëta tematike paralele dhe takime dypalëshe midis tyre”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top