Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
02 mars 2025
KF “Trepça” ka arritur të shënoj fitore ndaj KF “Rilindja 1974”, sot në qytetin e Pejës.
Është zhvilluar ndeshja e javës së XVII në Ligën e parë, të Grupit A; KF “Rilindja 19174” dhe KF “Trepça”.
Në ndeshjen e zhvilluar sot në mes skuadrës KF ” Trepça” dhe asaj KF “Rilindja 1974” në Pejë , fituese doli skuadra e Trepçës me rezultat 3 : 0.
Mbrojtësi i djathtë, Riad Jashari shënoi golin e parë në minutën e 20-të të ndeshjes duke e mbajtur skuadrën e Trepçës në tempo të mirë të lojës. Ndërkaq në pjesën e dytë ishte Elian Çelaj, mesfushori i djathtë nga radhët e skuadrës së minatorëve i cili e rriti epërsinë në minutën e 61-të.
Ani pse në qytetin e tyre, KF ” Rilindja 1974″, edhe pas shumë përpjekjeve për të shënuar nuk ia doli.
Ishte Jugo-afrikani, Kamo Hoala , sulmuesi nga qendra e majtë, goli i të cilit erdhi në minutën e 70-të ndeshjes e që vulosi fitoren e skuadrës së Trepçës duke e ndryshuar rezultatin në 3:0, rezultat ky me të cilin përfundoi gjithçka në stadiumin “Shahin Haxhi Islami” në qytetin e Pejës.

















