Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
22 tetor 2025
Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e dy të rinjve.
Konflikti ka nisur për një kafe dhe gjatë debatit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi 21-vjeçari Daniel Pepa ka vrarë me armë Flori Paluçin.
Kushëriri i Daniel Pepës është kamarier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja. Siç raporton A2CNN, Flori Paluçi ka hyrë në lokal dhe ka kërkuar kafe, ndërkohë në atë orar ka qenë aparati i kafes i fikur dhe është konfliktuar me kamarierin Alteo Pepa, se pse nuk e ndizte ekspresin për t’i bërë kafe.
Ndërkohë ka ndërhyrë Aranit Kurti, shoku i Daniel Pepës, duke qenë se ishte kushëriri i shokut. Aty pastaj Flori Paluçi ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas ka ardhur Daniel Pepa dhe ka vrarë Flori Paluçin.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e Pepës.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

















