Këlliçi:“Përfaqësuesit e Sinaloas hynin dhe dilnin në zyrën e Veliajt”/ Akuza të forta: Njerëzit e Ramës në burg për përdhunim në grup

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

21 shkurt 2025

Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi dhe kryeredaktori i lajmeve në Vizion Plus, Roland Zili ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj.

Këlliçi ngriti akuza të forta ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet i arrestuar prej 10 shkurtit me urdhër të SPAK dhe shefit të qeverisë Edi Rama. Këlliçi tha se përfaqësues të kartelit Sinaloa (organizata më e fuqishme e drogës në botë) hynin dhe dilnin në zyrën e kryebashkiakut.

Këlliçi akuzoi PS se është kthyer në një organizatë kriminale dhe zyrtarët socialistë janë në burg për vepra të rënda penale, dhe jo vetëm për korrupsion.

Ish-deputeti demokrat e quajti pozitiv faktin që në Tiranë do të kenë përballë Ramën gjatë fushatës elektorale. Kryeministri ditën e sotme në një takim me punonjësit e bashkisë deklaroi se do të marrë në dorë fushatën në kryeqytet.

Këlliçi: Është një vlerë e çmuar për PD që përballë do ketë një kryeministër kaq të konsumuar. Nuk ka bërë vaki që një forcë politike të shndërohet në një organizatë kriminale. Nuk ka asnjë forcë politike që të ketë kaq ministra, deputetë, kryetarë bashkish në burg për veprat më të rënda penale, vjedhje vilash, grabitje, përdhunim në grup dhe veprat më të rënda penale që ekzistojnë. Fakti që ne nuk kemi një forcë politike, por kemi një organziatë krimianale, e konsideroj pozitive.

Zili: Zgjedhjet e kaluara kanë treguar që kjo nuk ka ndikim shumë të madh te votuesit.

Zili: Arrestimi i Veliajt dhe marrja e fushatës në duar nga Rama, si e ridimensionon betejën politike në Tiranë?

Këlliçi: Kjo ka të bëjë me krimin e organizuar, shit-blerjen e votave dhe deklaratat e forta. Kemi pasur një ambasadë që e ka kyçur gojën për problematikat. Por sot kemi një qasje tjetër të administratës amerikane. Trump shpalli organizata terroriste kartelet e drogës, mes tyre edhe Sinaloan. Përfaqësuesit e Sinaloas hynin dhe dilnin në zyrën e Veliajt. Kemi një qasje krejt tjetër në raport me zgjedhjet në Shqipëri. Është dhënë mesazh i qartë që zgjedhjet nuk mund të manipulohen.

Scroll to Top