Kapen 4 valixhe me drogë në Rinas/ Ishin nisur nga Tajlanda, arrestohen dy kinezë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

21tetor 2025

61 kilogramë kanabis laboratorik janë kapur në Aeroportin e Rinasit.

Dy kinezë janë arrestuar në tentativë për të hyrë në kufirin shqiptar, ndërsa me vete kishin valixhet me drogë. Ata ishin nisur me drogë nga Tajlanda, ndërsa kaluan tranzit në Emiratet e Bashkuara.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Quality”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, Policia Kufitare e Rinasit, Njësia e Informacionit për Pasagjerin dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Goditet një rast i trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri. Sekuestrohen 61 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 120 pako. Kapen në Rinas, nga Policia Kufitare, dhe vihen në pranga 2 shtetasit kinezë që trafikuan lëndën narkotike, nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin, Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Quality.

Scroll to Top