Kantoni zviceran natyralizon më shumë se 400 shtetas të huaj brenda një dite

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

07 maj 2025

Parlamenti i Kantonit Valis u dha shtetësinë zvicerane 423 shtetasve të huaj më 6 maj.

Parlamenti i Kantobit Valis miratoi natyralizimin e 423 shtetasve të huaj nga 39 vende të martën, përcjell albinfo.ch.

Më shumë se një e katërta (27 përqind) e shtetasve të rinj ishin shtetas francezë – 114 persona – duke formuar grupin më të madh midis atyre që u natyralizuan të martën.

Shtetas të tjerë të Bashkimit Evropian – portugezë (79), italianë (41) dhe gjermanë (39) – përfunduan në katër vendet e para.

I pesti, për sa i përket numrit të natyralizimeve, ishin shtetas të Mbretërisë së Bashkuar – 17 britanikë u bënë zviceranë.

Njerëzit nga Maqedonia e Veriut (14), Kosova (13) dhe Serbia (11) përfaqësonin numrin më të lartë të shtetasve jo-BE që morën shtetësinë zvicerane më 6 maj.

Scroll to Top