Kabineti i Sigurisë së Izraelit miraton planin për ” kapjen” e Gazzës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 maj 2025

Kabineti i Sigurise se Izraelit ka miratuar një plan për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër Hamasit, e cila përfshin “kapjen” e Gazës dhe mbajtjen e territorit të saj, sipas një zyrtari izraelit.

Gjithashtu mesohet se përfshin lëvizjen e 2.1 milionë palestinezëve në Gaza drejt jugut, gjë që mund të përkeqësojë krizën humanitare.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti atë një “plan të mirë” sepse do të arrinte qëllimet e mposhtjes së Hamasit dhe kthimit të pengjeve të tij të mbetura, tha zyrtari. Kabineti miratoi gjithashtu, në parim, një plan për të ofruar dhe shpërndarë ndihma humanitare nëpërmjet kompanive private, e cila do t’i jepte fund bllokadës dymujore që OKB thotë se ka shkaktuar mungesa të mëdha ushqimore.

Scroll to Top