Juventus rikthen në shënjestër Granit Xhakën, zyrtarizohet oferta e mundshme për janar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 nentor 2025

Juventus po rikthen në listën e interesave mesfushorin Granit Xhaka, pas lëvizjes së tij në Sunderland, që aktualisht surprizon në vendin e katërt në Premier League. Sipas raportimeve të gazetës ‘Tuttosport’, Shefi Ekzekutiv i Juventusit, Damien Comolli, e sheh Xhakën, 34 vjeç, si organizatorin ideal për skemën 4-3-3 që trajneri Spalletti dëshiron të përdorë për të rimodeluar skuadrën. Sunderland nuk pritet të krijojë pengesa për transferimin, me një çmim rreth 15 milionë euro.

Juventus po kërkon të korrigjojë gabimet e merkatos së verës, kur skuadra mbështetej te dyshja Locatelli-Thuram për të mbajtur mesfushën në të gjitha frontet. Spalletti kërkon një organizator të përvojshëm, ndërsa Thuram dhe McKennie do të përdoren si gjysmësulmues të krahut, ndërsa Koopmeiners do të pozicionohet në mbrojtje.

Në perspektivë, Juventus mbetet në ndjekje të talentit 20-vjeçar Rodrigo Mendosa nga Elche, pjesë e kombëtares së moshave të Spanjës. Kontrata e tij skadon në 2028, por klauzola e zgjidhjes është 20 milionë euro, duke tërhequr interesin e klubeve të mëdha si Manchester City dhe Real Madrid.

Scroll to Top