Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 shkurt 2026
Edon Zhegrova ishte fare pranë kalimit në formë huazimi te Everton.
Sipas raportimeve të “The Athletic”, klubi anglez Everton ka paraqitur një ofertë për huazimin e mesfushorit sulmues të Kosovës, Edon Zhegrova, gjatë merkatos dimërore.
Megjithatë, drejtuesit e Juventusit e kanë refuzuar menjëherë këtë kërkesë, duke vendosur të mos e lejojnë largimin e lojtarit nga Torino.
Aktualisht, Zhegrova nuk ka pasur shumë hapësira në formacionin e Juventusit dhe minutazhi i tij ka qenë i kufizuar, ndërsa e ardhmja e tij pritet të mbetet nën vëmendje deri në përfundim të afatit kalimtar.
Vendimi i Juventusit për të mos pranuar ofertën e Evertonit sinjalizon qartë dëshirën e klubit për ta mbajtur mesfushorin në skuadër, pavarësisht interesimit nga Premier League.

















