Juventus dhe Interi në bisedime për një shkëmbim surprizë, që mund të trondit Serie A!

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

23 dhjetor 2025

Juventus po punon për të afruar mesfushorin Davide Frattesi, ndërsa Tarik Muharemovic mund të jetë çelësi që zhbllokon operacionin. Interi e vlerëson Frattesin rreth 30 milionë euro, ndërsa Sassuolo kërkon 25 milionë euro për mbrojtësin boshnjak. Bardhezinjtë kanë një komision 50% nga një shitje e ardhshme për Muharemovic, gjë që redukton ndjeshëm koston e transferimit dhe e bën më të mundur ardhjen e Frattesit te Torino.

Trajneri Luciano Spalletti e kërkon mesfushorin për aftësinë e tij për të shënuar pranë portës, duke përmendur edhe statistikat me kombëtaren: 7 gola në 22 ndeshje. Vetë Frattesi dëshiron më shumë hapësirë pas konkurrencës te Interi dhe sheh te Juventus mundësinë për të rikthyer protagonizmin dhe për të siguruar vendin te Azzurrët për Botërorin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Interi sheh te Muharemovic një investim strategjik për mbrojtjen. 22-vjeçari, i preferuar edhe nga Chivu, është i njohur me Serie A dhe në rritje, duke e bërë këtë një rast “tani ose kurrë”. Alternativa mbetet një huazim i Frattesit me detyrim blerjeje në rast kualifikimi të Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Të dy klubet po shqyrtojnë opsionet, ndërsa gjithçka varet nga vullneti për të finalizuar marrëveshjen.

Scroll to Top