cajjj 752x440 1

Ju duhen vetëm dy përbërës, ky çaj është “ilaç” natyral për kollën

Çaji i farave të lirit dhe trumzës do t’ju ndihmojë të largoni mukozën e grumbulluar nga mushkëritë tuaja. Ky çaj vepron për si për kollën e thatë ashtu edhe për kollën me sekrecione duke qetësuar mukozën dhe muskujt bronkialë.

Farat e lirit lëshojnë në ujë mukozën shëruese, e cila në kontakt me fytin ka një efekt qetësues dhe në të njëjtën kohë pastron bronket. Përveç kësaj, fara e lirit janë të pasura me fibra, që ndihmojnë tretjen dhe me acide yndyrore omega-3 dhe mangan.

Trumza është përdorur prej kohësh për qëllime mjekësore, duke përfshirë lehtësimin e kollës, bronkitit dhe të gjitha sëmundjeve që lidhen me sistemin e frymëmarrjes. Ajo funksionon duke relaksuar muskujt e bronkeve. Si ta përgatisni çajin?

Përbërësit:

3 lugë fara liri
1 lugë trumzë e thatë

Përgatitja: Në një tenxhere hidhni 3 lugë fara liri dhe hidhni gjysmë litër ujë. Lëreni të ziejë për rreth 10 minuta. Më pas shtoni një lugë trumzë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të mbuluar për 20 minuta. Kullojeni çajin. Pini disa herë në ditë për një ose dy gllënjka. Çaji duhet të jetë gjithmonë i vakët kur e pini, asnjëherë i ftohtë.

Scroll to Top