Jose Mourinho shkarkohet nga Fenerbahce

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

29 gushti 2025

Jose Mourinho nuk është më trajner i Fenerbahces. Klubi nga Superliga turke njoftoi zyrtarisht largimin e teknikut portugez përmes rrjeteve sociale, vetëm pak kohë pas humbjes ndaj Benficës në fazën kualifikuese të UEFA Champions League.

Mourinho, i cili u emërua me bujë te Fenerbahce, kishte ardhur me pritshmëri të larta, por nuk arriti të përmbushë asnjërin prej objektivave të mëdhenj të klubit, përfshirë edhe humbjen e titullit të Superligës ndaj rivalit historik, Galatasaray.

Përveç dështimit në garat vendore, eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte pika e fundit për drejtuesit e klubit.

Ndërkohë, e ardhmja e Mourinhos mund të jetë në Premier League, pasi është raportuar se Nottingham Forest po kërkon një trajner të ri. Trajneri portugez ka pasur suksese të shumta në Angli më parë me Chelsea-n dhe Manchester United, dhe rikthimi i tij në këtë ligë do të ishte zhvillim i rëndësishëm në botën e futbollit.

Scroll to Top