Jonida Maliqi padit ish-bashkëshortin mosplotësimin e detyrimeve ekonomike ndaj djalit të tyre, ai përgjiigjet publikisht

Jonida Maliqi padit ish-bashkëshortin për mosplotësimin e detyrimeve ekonomike ndaj djalit të tyre, Gent Prizreni përgjigjet publikisht

Këngëtarja Jonida Maliqi ka paraqitur një padi në Gjykatën e Tiranës kundër ish-bashkëshortit të saj, Gent Prizreni, duke e akuzuar për mos përmbushjen e detyrimeve ekonomike ndaj djalit të tyre, Dan. Sipas Maliqit, është arritur një marrëveshje që Gent Prizreni të paguajë 2 mijë euro çdo muaj për mbështetje financiare për djalin, por ky angazhim nuk është respektuar.

Reagimi i Prizrenit nuk ka munguar, ai ka publikuar faturat që vërtetojnë pagesat e bëra deri më tani për Jonidën. Pas këtij veprimi, këngëtarja ka reaguar në rrjetet sociale me një postim ku shprehet se nuk do të tolerojë më situata të tilla dhe përmend periudhën tetor 2022 – mars 2023 si një moment të vështirë, pa përmendur ndonjë emër konkret. Ky reagim duket se është drejtuar ndaj ish-bashkëshortit të saj, duke theksuar se ajo është e vendosur të mbrojë të drejtat e saj dhe të djalit.

statistikat
Screenshot

Scroll to Top