Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 Janar 2025
Aktorja e famshme hollivudiane Jessica Alba, duket se jo vetëm e ndjek por edhe e pëlqen këngëtaren nga Kosova, Tayna.
Këtë e dëshmon edhe një veprim i saj në Instagram, duke ndarë për fansat këngën hit “Obsesion”.
Ajo madje këngën e shoqëroi me një post tjetër me fjalë frymëzuese: “2024 cleared the path, 2025 claims the magic” (2024 pastroi rrugën, 2025 merr magjinë).
Postimi i saj, që reflekton optimizëm dhe energji të re për vitin e ri, mori dhenë në rrjete sociale.Ndërsa fansat po e përshëndesin shijen muzikore të Albas!
