Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
23 qershor 2025
Izraeli nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Më parë, Nour News, e lidhur me shtetin iranian, raportoi se Izraeli kishte goditur Parchin, një kompleks të madh ushtarak në juglindje të Teheranit, në një sulm gjatë orëve të para të së hënës.
Raportohet se Irani nisi sulmin e vet ndaj Izraelit të hënën, duke sulmuar me një raketë që u kap nga mbrojtja ajrore e Izraelit, shkruan shkruan CNN.
Ndryshe, SHBA së fundmi ka kryer sulme në objektet bërthamore të Iranit.
Pentagoni ndau detajet e Operacionit “Midnight Hammer”, misionit masiv dhe kompleks që goditi tre objekte kryesore bërthamore iraniane të shtunën, duke e quajtur atë “sulmin më të madh operativ B-2 në historinë e SHBA-së.
Më shumë se 125 aeroplanë u përdorën në operacionin “Midnight Hammer”, duke përfshirë shtatë bombardues B-2, disa aeroplanë luftarakë të gjeneratës së katërt dhe të pestë, dhjetëra cisterna ajrore për furnizim me karburant, një nëndetëse me raketa dhe një “gamë të plotë” aeroplanësh inteligjence, mbikëqyrjeje dhe zbulimi.