Izraeli liron 80 të burgosur palestinezë, shumica e tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

10 prill 2025

Izraeli liroi sot në mëngjes 80 të burgosur palestinezë nga Rripi i Gazës, kanë bërë të ditur burime mjekësore.

Burimet gjithashtu kanë theksuar se shumica e të burgosurve të liruar janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe shumë prej tyre janë shtruar në spital.

Të burgosurit u liruan në pikën kufitare izraelite Kissufim, pranë Khan Younisit në jug të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023 është rritur në 50846.

Gjithsej 115729 persona janë plagosur nga sulmet izraelite në enklavë gjatë të njëjtës periudhë, ka njoftuar ministria.

Kujtojmë se OKB-ja vlerëson se rreth 124 mijë palestinezë janë zhvendosur që kur Izraeli ka rifilluar sulmet ndaj Gazës.

Në nëntor të vitit 2023, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gazë.

Izraeli po ashtu përballet me një rast për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në enklavë.

Scroll to Top