Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 prill 2025
Ushtria izraelite ka bombarduar tendat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Khan Younis në jug të Gazës.
Dhjetë palestinezë, përfshirë fëmijë, u vranë në Rripin e Gazës në një sulm të ushtrisë izraelite ndaj tendave ku po strehoheshin palestinezë të zhvendosur, raporton Anadolu.
Sipas dëshmitarëve okularë, ushtria izraelite bombardoi tendat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Khan Younis në jug të Gazës.
Dhjetë palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra, u dogjën për vdekje si pasojë e sulmit.
Raportohet se të vdekurit dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin “Nasser” në qytetin Khan Younis.
Pas armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar në Rripin e Gazës, ushtria izraelite rifilloi sulmet e dhunshme mëngjesin e 18 marsit. Që atëherë, 1.652 palestinezë, kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën dhe 4.391 persona janë plagosur.
Që nga 7 tetori 2023, ushtria izraelite ka vrarë 51.025 palestinezë në Gaza, ndërsa 116.432 të tjerë janë plagosur.