Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli ka qenë një nga më të mirët në Serie A këtë sezon me Empolin.
Ismajli ka vazhduar me paraqitje fenomenale edhe së fundmi ai është vlerësuar lart duke hyrë në formacionin e muajit.
Sipas WhoScored, Ismajli ka hyrë në 11-shen më të mirë të muajit në Serie A, duke u vlerësuar me notën 7.32 përgjatë këtij muaji.

Mediat italiane së fundmi kanë lakuar emrin e tij për një transferim të mundshëm te Napoli në janar, lojtar ky që raportohet se pëlqehet tejet shumë nga Antonio Conte.

















