Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
01 gusht 2025
Një burrë që humbi gruan dhe dy djemtë e tij në tërmetin në Afganistan ka thënë se ishte “gjysmë i varrosur dhe i paaftë të dilte”, ndërsa përshkroi momentet pas katastrofës.
Sadiqullah, i cili jeton në zonën Maza Dara të Nurgal, tha se u zgjua nga një bum i thellë që tingëllonte si një stuhi e madhe që po afrohej, shkruan skynews.
Ai vrapoi drejt vendit ku flinin fëmijët e tij dhe arriti të shpëtonte tre prej tyre, por kur ishte gati të kthehej për të marrë pjesën tjetër të familjes së tij, dhoma i ra sipër.
“Isha gjysmë i varrosur dhe i paaftë të dilja”, tha ai.
“Gruaja ime dhe dy djemtë kanë vdekur dhe babai im është i plagosur dhe është në spital me mua”, shtoi burri.
“Ne qëndruam të bllokuar për tre deri në katër orë derisa njerëz nga zona të tjera mbërritën dhe më nxorën jashtë.”
Ai tha se ndjeu sikur i gjithë mali po dridhej.