Ish-kryeministri norvegjez Thorbjorn Jagland nën hetim për korrupsion pas skandalit Epstein

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

06 shkurt 2026

Ish-kryeministri norvegjez, Thorbjorn Jagland, është vënë zyrtarisht nën hetim për “korrupsion të rënduar”, lidhur me skandalin e dosjeve të Jeffrey Epstein. Ministri i Jashtëm i Norvegjisë ka kërkuar heqjen e imunitetit të Jaglandit si ish-kreu i një organizate ndërkombëtare, për të lehtësuar procesin hetimor.

Jagland ka shërbyer si kryeministër i Norvegjisë nga 1996 deri në 1997 dhe si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga 2009 deri në 2019. Ai ka udhëhequr gjithashtu komitetin e Çmimit Nobel për Paqen midis janarit 2009 dhe marsit 2015.

Drejtori i Okokrim, Pal K. Lonseth, tha se “ka baza të arsyeshme për hetim, duke pasur parasysh postet e Jagland gjatë periudhës së mbuluar nga dokumentet e publikuara”.

Shqipëria del të jetë përmendur 60 herë në dosjet e miliarderit amerikan të dënuar për prostitucion dhe pedofili, Xhefri Epstein të vetëvrarë në burg. Rasti më i zëshëm ishte ai i Thorbjørn Jagland, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës që në një e-mail të datës 25 maj 2012 i shkruan Epstein se në Tiranë ka “femra të jashtëzakonshme.”

Email-i është dërguar një ditë pas vizitës zyrtare të Jagland në Shqipëri. Sipas arkivave të kohës, ai ka qenë realisht në Tiranë më 24 maj 2012, ku ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit.

“Përshëndetje Xhefri, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë (Shqipëri) vajzat janë të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Do të kthehem të enjten” – thuhet në email.

Email-et e publikuara nga Jeffrey Epstein tregojnë mesazhe shqetësuese, përfshirë një që Jagland kishte dërguar në maj të 2012: “Kam qenë në Tiranë (Shqipëri) vajza të jashtëzakonshme”.

Instituti Norvegjez i Çmimit Nobel deklaroi se po pret një sqarim nga Jagland lidhur me këto raportime.

Scroll to Top