Ish-futbollisti i njohur i Juves i impresionuar nga Zhegrova, pret shumë nga ylli kosovar

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

30 shtator 2025

Edon Zhegrova nuk ka startuar ende nga minuta e parë me Juventusin, por ylli kosovar tashmë i ka impresionuar të gjithë me aftësitë e tij.

Ish-futbollisti i njohur i “Bianconeri”, Alessio Tacchinardi e ka lavdëruar shumë ish-futbollistin e Baselit dhe të Lillet, duke theksuar se nga përforcimet që i bënë Bardhezinjtë gjatë verës që shkoi, më së shumti pret nga përfaqësuesi kosovar.

“Zhegrova tashmë ka lënë të kuptohet se mund ta ndryshojë ekuilibrin e fuqisë sapo të jetë plotësisht në formë. Ai do të jetë një tjetër aset i shkëlqyer për Igorin (trajnerin Tudor). Sepse në fund të fundit, realiteti është se për të pasur kampionate dhe sezone të mira, keni nevojë për lojtarë të shkëlqyer”, deklaroi ish-mesfushori italian për “Tuttomercatoweb”.

“Modric është një lojtar i shkëlqyer, Zhegrova mund të bëhet i tillë. Këta elementë e ndryshojnë ekuilibrin. Ashtu si në kohën time: keni nevojë për lojtarë si Tacchinardi, Gattuso, Ambrosini, natyrisht. Por pastaj ndeshjet fitohen nga lojtarët si Zidane dhe Del Piero. Tani Zidanet dhe Del Pierot nuk janë më aty, edhe pse Juve e ka një Yildiz që po përmirësohet shumë

Scroll to Top