Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
23 qershor 2025
Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer kanë zhvilluar një bisedë telefonike këtë mbrëmje.
Të dy udhëheqësit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe “përsëritën rrezikun e madh që paraqet programi bërthamor i Iranit për sigurinë ndërkombëtare”, thotë Downing Street.
Ata diskutuan gjithashtu nevojën që Irani të kthehet në tryezën e negociatave “sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjatë ditës, Starmer u bëri thirrje të gjitha palëve të rikthehen në negociata, por theksoi se kishte marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur interesat britanike në rajon nëse konflikti përshkallëzohet.