I keqtrajtoi dhe i braktisi 4 fëmijët e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari nga Gostivari

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 shkurt 2025

I dyshuari për keqtrajtim me inicialet K.S nga Gostivari u vu në pranga nga zyrtarë policor të angazhuar nga DPB, më datë 12.02.2025 në ora 20:00, në rrugën ,,18-Nëntori” në Gostivar.

Sipas kallëzimit të mëparshëm të vajzës së tij 15-vjeçare, se ai nuk kujdeset për ta, i ka braktisur dhe keqtrajtuar në disa raste atë, dy vëllezërit e saj më të vegjël dhe motrën. Për ngjarjen janë njoftuar Prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale Gostivar. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.

Scroll to Top